E ardhmja është në dyshim, Kuman: Kupa shkon për… tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 9:24

E ardhmja është në dyshim, Kuman: Kupa shkon për… tifozët

Ronald Kuman nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Barcelona, pavarësisht se fitoi trofeun e parë me katalanasit.

kuman

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe për faktin që fituam këtë titull të rëndësishëm. Na mungojnë tifozët, por ky trofe është për ta. Kanë vuajtur shumë këtë sezon, por ishte një mbrëmje e madhe. E ardhmja? Çdo trajner që është te Barcelona varet nga rezultatet dhe titujt. Ndonjëherë të bezdis ky fakt sepse situata ndryshon shumë shpejt. Të fitosh një titull është gjithmonë diçka e rëndësishme për skuadrën dhe për mua.

Nuk ishte aspak e lehtë rruga për këtë kupë. Kemi luftuar dhe kemi vuajtur shumë. E kemi merituar në çdo ndeshje dhe për këtë jam i gëzuar”, ka thënë Kuman.

Më tej ai foli edhe për të ardhmen e Mesit? Nuk e di nëse do të vazhdojë. Shpresoj që po. Ai është një fitues i lindur dhe gjithmonë është vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme. Por, nuk duhet t’i harrojmë dhe lojtarët e tjerë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"