“ E ardhmja është në dorë të Takajt”, Bregu: Ja pse vuajtëm kaq shumë ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:56

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Skenderbeu Të fundit

“ E ardhmja është në dorë të Takajt”, Bregu: Ja pse vuajtëm kaq shumë ndaj Flamurtarit

Pak tentativa dhe në fund një gol me vlerë tri pikët. Vlonjati Dejvi Bregu shënoi për fitoren e korçarëve përballë skuadrës së qytetit të tij dhe përballë një ish-ekipi, me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij. Nëse në shumë raste një “ish” ngre duart për të mos festuar në shenjë ndjese për të shkuarën, talenti i korçarëve zgjodhi të festonte e madje dhe të “shfrynte” si për të hequr ndonjë mllef ose për të dhënë ndonjë mesazh. Në fund të ndeshjes, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Bregu është pyetur për këtë dhe e ka dribluar me shumë stil dhe diplomaci.dejvi bregu

Fitorja – Sipas vlonjatit, nuk ka më asnjë ndeshje të lehtë dhe ky fakt ishte i ditur që në start nga skuadra korçare. “Te them të drejtën, e dinim që do të ishte një ndeshje kaq e vështirë dhe impenjative. Kishim gjithë javën që prisnim një takim të tillë, siç edhe të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Pas fitores me Partizanin, ky trepikësh i radhës na bën mjaft punë pasi arritëm të kemi vijimësi. Kjo ndeshje e tregoi më së miri se nuk ka takim të lehtë dhe asnjë ndeshje nuk duhet marrë si e tillë”, është shprehur fillimisht Bregu.

Vuajtja – Skënderbeu i djeshëm ishte ndryshe nga skuadra luftarake, shumë grintoze dhe me ritëm spektakolar ndaj Partizanit. Arsyet pse, i tregon Bregu: “Patëm një ndeshje shumë intensive me Partizanin dhe ndoshta kjo ka lënë shenjën e vet te ne. Ishim të ngarkuar fizikisht pas atij sforcimi me të kuqtë. E rëndësishme është që kemi mentalitet fituesi dhe kjo ka shumë rëndësi për ne”.bandicam 2020-01-25 15-46-00-278

Shfryrja te goli – Futbollisti është pyetur pse festoi në atë mënyrë, më shumë duke shfryrë me mllef. Me shumë diplomaci, ai driblon dhe tregon fokusin real. “Për mua nuk kanë rëndësi shumë golat, por pikët që merr Skënderbeu. Është e rëndësishme që të fitojmë ndeshjen dhe shkojmë të gjithë të lumtur në shtëpi. Unë jam i fokusuar te Skënderbeu dhe nuk çoj asgjë tjetër nëpër mend.

E rëndësishme është që të jap maksimumin tim në fushë dhe të bëj mirë. Se çfarë ndodh pastaj, është e shkruar”, ka vijuar Bregu, i cili në fund ka edhe një përgjigje se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen e tij. “Të ardhmen time e di presidenti dhe e kam lënë në dorën e tij. Unë përpiqem të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe më pas në ndeshje. Nuk më shqetëson asgjë tjetër”, ka deklaruar Dejvi Bregu për gazetën.

LLAZI SARO




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com