E ardhmja e tij larg PSG-së, tre skuadra tentojnë Edison Kavanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 21:29

E ardhmja e tij larg PSG-së, tre skuadra tentojnë Edison Kavanin

Edison Kavani me shumë gjasa në fund të sezonit, do të largohet nga PSG-ja, pasi kontrata e tij skadon.

kavani

Siç raportojnë mediat spanjolle, përveç Atletikos në ndjekje të uruguajanit, janë Junajtid edhe Juventusi.

“Zonja” po e ndjek rastin e Kavanit, por skuadra e Simeones duket se e bind më tepër atë dhe në Madrid shihet si zëvendësuesi i Diego Kostës.

Kujtojmë që sulmuesi në janar ka të drejtën të arrijë një akord me një ekip, pasi në qershor kontrata e tij skadon.

Klasi dhe potenca e tij nuk vihen në dyshim, kështu që një tjetër ekip big e pret uruguajanin, të cilin duket se Ikardi po e zëvendëson më së miri.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"