E ardhmja e Renato Arapi, trajneri i Teutës pret takimin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 23:01

E ardhmja e Renato Arapi, trajneri i Teutës pret takimin me…

Renato Arapi është i lumtur për mënyrën se si skuadra iu përgjigj në fazën e katërt, ku Teuta nuk pësoi asnjë humbje. “Jemi të kënaqur për pjesën përmbyllëse të kampionatit. Normalisht më vjen keq për ato lëvizje që ndodhën në momentin kur unë mora drejtimin e Teutës dhe ekipi filloi të reagonte.

ARAPI

Pati goxha probleme më pas, sidomos nga ana psikologjike ekipi. Kjo është një pjesë mjaft e rëndësishme, pasi kur humb besimi, kërkon shumë kohë që të rikthehet.

Me punën që kemi bërë në fazën e katërt, jam i kënaqur, pasi është një fazë e plotë pa humbje dhe kjo na bën të ndihemi mirë. Do të kem një takim me presidentin dhe do të vendosim për gjithçka”, ka thënë trajneri i Teutës për “Panorama Sport”, teksa pret të vazhdojë në krye të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"