E ardhmja e Rebiçit te Milani, shumë pikëpyetje për fatin e kroatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 23:16

E ardhmja e Rebiçit te Milani, shumë pikëpyetje për fatin e kroatit

Qëndrimi i Ante Rebiçit te Milani është në dyshime. Teksa kroati u soll në “San Siro” nga Zvonimir Boban, fati i sulmuesit ballkans është në dilemë për Milanin pasi vendimi për të ardhmen e tij kalon në duart e shefit të klubit Ivan Gazidis pas dorëheqjes së Zvonimir Bobanit.

rebic-fiorentina-milan-serie-a_1s77a9r5mfwla1tes1y0v90nzd

Në këtë situatë të krijuar, drejtuesit e Milanit mund të zgjedhin opsionin e huazimit edhe për një 1 vit të Rebiçit, pasi në mes është për t’u zgjidhur dhe çështja e sulmuesit tjetër të Milanit të huazuar te Eintraht Frankfurti Andre Silva.

Nëse lojtari vazhdon të pëmirësojë performancat e tij, Eintraht Frankfurti (klubi që ka në pronësi kartonine Rebiçit) mund të rrisë vlerën e këtij të fundit, ç’ka mund të krijojë vështirësi te Milani.

Por, sipas gjasave, lojtari duhet të presë ndryshimet në skuadër, pasi për sezonin e ardhshëm mendohet se Stefano Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"