E ardhmja e Rashicës në pikëpyetje, trajneri i skuadrës e nxjerr në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 12:24

E ardhmja e Rashicës në pikëpyetje, trajneri i skuadrës e nxjerr në shitje

Milot Rashica po kalon një moment të mirë në Turqi me Galatasarain, por huazimi i tij do të përfundojë në fund të sezonit. Kështu, sulmuesi shqiptar duhet që të rikthehet në Angli te Noruiç, që ka edhe kartonin e tij.

Rashica-758x517

Klubi anglez duket se nuk ka në plan të mbajë Rashicën në Championship duke qenë se ka kosto dhe duke marrë parasysh se sezonin tjetër kontrata e tij përfundon, është vendosur që Rashica të shitet. Vetë trajneri i Noruiç, David Vagner u shpreh se do të presin oferta për futbollistin shqiptar.

“Është një diferencë e madhe mes shitjes ose ri-investimit. Është shumë diferencë. Ne jemi të hapur që ta shesim nëse na vjen një ofertë e mirë për futbollistin. Na pëlqen të investojmë. Në fund të ditës, për mua është njëlloj. Pak a shumë, situatë fitoreje”, u shpreh Vagner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"