E ardhmja e Muriqit, befason CEO-ja i Majorkës: I dimë limitet tona, ka një diferencë të madhe mes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 22:16

E ardhmja e Muriqit, befason CEO-ja i Majorkës: I dimë limitet tona, ka një diferencë të madhe mes…

E ardhmja e Vedat Muriqit është kthyer në një rebus. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u transferua në merkaton e janarit, në formë huazimi nga skuadra e Lacios te Majorka në La Liga, ku arriti të bënte paraqitje dinjitoze, duke ndihmuar ekipin e tij me golat dhe asistet për të përmbushur objektivat.

20220622-muriqi

Drejtuesit e klubit kërkojnë ta bëjnë të tyrin përfundimisht lojtarin e Kosovës. Megjithatë, në një intervistë të fundit, CEO i  Majorkës, Alfonso Diaz shpjegoi se klubi ka limite dhe nuk mund të kënaqë interesat e Lacios që kërkon 12 milionë euro.

“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lacio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato:, u shpreh Diaz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"