E ardhmja e Mirel Josës, vendos klubi i Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 14:51

E ardhmja e Mirel Josës, vendos klubi i Prishtinës

Remzi Ejupi ka reaguar për sa i përket çështjes së Josës. U raportua se presidenti i Prishtinës kishte takuar Gentian Mezanin në Vlorë për të zëvendësuar Josën në pankinën e kryeqytetasve. Megjithatë, Ejupi i ka mohuar këto zëra.

Josa

“Prishtina nuk i ndërron trajnerët çdo 3 javë për qejf të askujt. Nuk e njoh dhe as që jam takuar me Mezanin. Takohemi me shumë njerëz të sportit dhe të tjerë që mund të jenë afër tyre, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi trajner Josën, me të cilin kemi një kontratë 3 vjeçare. Prishtina nuk është klub lagjesh, ne kemi një projekt me Josën.”

“Ai nuk ka ardhur të tregoj vlerat në Prishtinë sepse e ka bërë këtë më përpara me sukseset në Shqipëri dhe paraqitjet në Europë. Ju lutemi të na mirëkuptoni, veçanërisht “Plisat”, të kemi pak durim sepse e duam suksesin së bashku. Këto shkrime janë për ta na shpërqëndruar përpara takimit me Gjilanin. Ju ftojmë mos t’iu besoni thashethemeve të tilla”, ka përfunduar në reagimin e tij presidenti i Prishtinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"