E ardhmja e Mançinit tek Italia, presidenti i Federatës ndan mendjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 18:21

E ardhmja e Mançinit tek Italia, presidenti i Federatës ndan mendjen

Roberto Mançini mund të vazhdojë të jetë në krye të pankinës së kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina theksoi para ndeshjes së sotme në Ligën e Kombeve me Poloninë se ka menduar rinovimin e kontratës me ish-trajnerin e Interit, por përgjigjia përfundimtare duhet të vijë nga vetë Mançini.
roberto-mancini-italy-2019_djsdd1l34bmkz4q4cte2a9bj
“Kemi një bashkëpunim me Mançinin prej dy vitesh. E kam menduar tashmë rinovimin e kontratës, por pres përgjigjien e tij”, deklaroi Gravina.

Italia niset entuziaste para EURO 2021, ku shpreson të shkojë sa më larg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"