E ardhmja e Majkëll Ngo/ Zbulohet hipoteza e bujshme, ish-sulmuesi i Tiranës mund të rikthehet në… Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 22:22

E ardhmja e Majkëll Ngo/ Zbulohet hipoteza e bujshme, ish-sulmuesi i Tiranës mund të rikthehet në… Angli

Një hipotezë e bujshme është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo, i cili aktualisht është pa skuadër, teksa është shfaqur në horizont një rikthim i mundshëm në futbollin anglez.

ngoo-750x430

Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e të rinjve të Liverpulit, mund të bashkohet me skuadrën e Oldhamit që militon në Ligën e Dytë. Lajmi është bërë publik nga një faqe në “Twitter” që merret me transferimet në ligat e ulëta të Anglisë.

Bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm, pasi kujtojmë që Ngo ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në vitin 2017 ku u aktivizua vetëm 13 ndeshje dhe nuk mundi të realizonte asnjë gol.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"