E ardhmja e Leo Mesit/ Barça, betejë me arabët për “Pleshtin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 23:09

E ardhmja e Leo Mesit/ Barça, betejë me arabët për “Pleshtin”

E ardhmja e Lionel Mesit ka nisur të marrë më shumë formë në orët e fundit. Mediat spanjolle raportojnë se tashmë kemi të bëjmë vetëm me një garë dyshe ndërmjet Barcelonës dhe sauditëve të Al-Hilalit, teksa varianti amerikan ka rënë poshtë.

Mesi

Në Arabi i besojnë ofertës marramendëse të bërë për Lionel Mesin, që arrin në 400, madje deri në 600 milionë dollarë në sezon.

Por edhe në Barcelonë besojnë se Lionel Mesi do t’i besojë zemrës dhe do të kthehet në Barcelonë për një lamtumirë të denjë për atë që konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e klubit “blaugrana”. Problemi i madh që duhet të zgjidhë Barça ka të bëjë me “Fair Play” Financiar, me katalanasit që janë në pritje të qëndrimit të La Ligës nëse ajo do t’i hapë dritën jeshile për të firmosur me Mesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"