E ardhmja e Hysajt, flet agjenti Xhufredi: Nëse Ançeloti s’e do, Napoli ta …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:24

E ardhmja e Hysajt, flet agjenti Xhufredi: Nëse Ançeloti s’e do, Napoli ta …

Mario Xhufredi është gjithmonë e më i drejtpërdrejtë me deklaratat e tij. Menaxheri i mbrojtësit Elseid Hysaj ka dalë së fundmi në një deklaratë në mediat italiane, duke komentuar situatën e shkodranit. 

mario xhufredi

Ai ka komentuar zgjedhjet që trajneri i napolitanëve bën, duke përfshirë në rolet anësore të mbrojtjes futbollistë jashtë rolit të tyre. “Ndaj Bolonjës do të ishte më mirë që trajneri të kishte aktivizuar Di Lorencon dhe Hysajn, që skuadra të kishte më shumë balanca. Mirëpo, vendos trajneri dhe shohim përpara.

hysaj napoli

Për Hysajn nuk është vendosur ende asgjë, por nëse Ançeloti nuk e ka në plane dhe vendos ta lërë jashtë, Napoli më mirë ta lërë që të ikë”, ka deklaruar Mario Xhufredi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"