E ardhmja e Hysajt, agjenti Mario Xhufredi flet për mediat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2018 | 17:23

E ardhmja e Hysajt, agjenti Mario Xhufredi flet për mediat

Vazhdon të jetë objekt bisede mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Për mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit është folur shumë në mediat italiane por edhe në ato shqiptare. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë konkrete se kush do të jetë klubi i ardhshëm i shkodranit.

Hysaj5

Agjenti i futbollistit është shprehur për mediat se: “Në këtë moment nuk e ka shumë mendjen tek e ardhmja dhe po shijon pushimet. Është shumë i qetë dhe të ardhmen do ta vendosim më pas, por besoj se me shumë dhimbje do ta lërë Napolin”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"