E ardhmja e Çekiçit, mesfushori pogradecar çdo ditë edhe më larg Koniasporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:59

E ardhmja e Çekiçit, mesfushori pogradecar çdo ditë edhe më larg Koniasporit

Endri Çekiçi duket çdo ditë edhe më larg Koniasporit. Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare ka mbërritur një ofertë nga Real Sociedadi. Klubi i La Ligës ka ofruar 2 milionë euro, ndërkohë Koniaspori nuk e ka lëshuar ende, pasi kërkon minimumi tre milionë euro për 26-vjeçarin.

cekici

Negociatat vazhdojnë mes klubeve duke e ditur se merkatoja në Turqi është e hapur deri në datën 8 shkurt. Çekiçi ishte dje për 74 minuta në fushë në humbjen 0- 1 përballë Istanbulsporit, ku luajnë Rroca, E’temi, Topalli dhe Guri.

Por pavarësisht kësaj, Koniaspori ka prezantuar dje para ndeshjes, mesfushorin Andrea Buçalakis nga Olimpiakosi i Greqisë, që mesa duket mund të zëvendësojë Çekiçin, nëse klubi turk do të zbutet dhe të pranojë ofertën prej dy milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"