E ardhme e ndritur/ Te Turbina krenohen me portierin Laroshi, e grumbullon sërish Kombëtarja Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 16:22

E ardhme e ndritur/ Te Turbina krenohen me portierin Laroshi, e grumbullon sërish Kombëtarja Shpresa

Kombëtarja Shpresa, e drejtuar nga Alban Bushi, ka kërkuar sërish shërbimet e portierit të talentuar, Vokli Laroshi. 19- vjeçari, që prej dy sezonesh është pjesë e Turbinës, njëkohësisht edhe kapiten i ekipit cërrikas, ka rënë në sytë e trajnerit kuqezi prej kohësh. Laroshi është një pikat më të forta të Turbinës në Kategorinë e Parë dhe këtë ai e ka demonstruar në paraqitjet fantastike gjatë kampionatit.

laroshi

Shtatlarti ka të dhëna mjaft të mira për një portier, prandaj dhe e ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur. Falë punës dhe përkushtimit që ka pasur në stërvitje, që kur hodhi hapat e parë në shkollën e futbollit “Benardina Qerraxhia” në Durrës, portieri aktual i Turbinës ka arritur të fitojë edhe një ftesë nga Kombëtarja Shpresa në dy vitet e fundit.

komb222

Së fundmi, kur edhe trajneri Bushi nisi një tjetër grumbullim në prag të eliminatoreve, Laroshi ishte një nga të besuarit e tij. Të hënën 21- vjeçarët kuqezinj janë grumbulluar në Elbasan dhe te Turbina tashmë kanë se me çfarë krenohen.

28378354_1405973902882821_3104140439527606660_n

Vokli Laroshi është i vetmi futbollist që përfaqëson qarkun e Elbasanit për këtë grup-moshë në Kombëtare. Ky i fundit është rritur te Turbina, duke shpërthyer në dy sezonet e fundit. Edhe pse ka pasur shumë oferta në merkaton e janarit, cërrikasi ka preferuar të qëndrojë te skuadra e vendlindjes deri në fund të sezonit, me synimin për të marrë sa më tepër përvojë në një kampionat si Kategoria e Parë e më pas të bëj hapin e madh.

Laroshi

E ARDHMJA – Vokli Laroshi pritet të largohet në verë në një kampionat më të fortë, pasi e ardhmja e tij është në kategoritë më të larta. Nuk përjashtohet edhe një aktivizim i tij jashtë Shqipërisë, pasi ka rënë në sytë e shumë menaxherëve. Vetëm 19 vjeç, kapiteni i Turbinë ka arritur majat dhe grumbullimi te Shpresat e kënaq padyshim.

kombetarja

Jo vetëm kaq, ky aktivizim është një shtysë e madhe për të synuar, pse jo, më pas edhe Kombëtaren e madhe. Kjo është një ëndërr që ka nisur të realizohet për të riun cërrikas, i cili kërkon të ndjekë në Kombëtare rrugën e Alban Hoxhës, i cili ka qenë pjesë e padiskutueshme e kuqezinjve.

MARIGLEN MIRAKA  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"