E akuzojnë për trukime, Skënderbeu kthehet në Shoqëri Aksionere

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2016 | 20:18

E akuzojnë për trukime, Skënderbeu kthehet në Shoqëri Aksionere

Ndërkohë që ditën e sotme UEFA bëri publik vendimin e dënimit të Skënderbeut me mospjesëmarrje në kupat e Europës, ku sipas raportit dolën të trukuara mbi 50 ndeshje në Europë dhe në Shqipëri, Bashkia e Korçës mori vendimin e kalimit të klubit në Shoqëri Aksionere.

filo dhe takaj

Njoftimin e ka bërë vetë klubi në faqen e tij në Facebook, ku nuk ka asnjë reagim për raportin e UEFA-s, por vetëm njoftohet se me votë unanime në Këshillin Bashkiak, Ardjan Takaj bëhet pronar i 75% të aksioneve të Skënderbeut, ndërsa Bashkia Korçë do të zotërojë vetëm 25% të tyre.

Më përpara klubi i Skënderbeut kishte statusin e Shoqërisë Sportive dhe Ardjan Takaj ishte thjesht administrator i tij, ndërsa nga dita e sotme është bërë ligjërisht pronar.

Njoftimi i plotë i Skënderbeut në Facebook:

skenderbeu njoftimi

Njoftimi i Skënderbeut në Facebook

“Klubi i futbollit “Skënderbeu”, kthehet në Shoqëri aksionere.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është vendosur dhe miratuar kthimi i Klubit të futbollit “Skënderbeu” nga Shoqëri Sportive në Shoqëri aksionere ku 75% të aksioneve do ti zotërojë presidenti Z.Ardjan Takaj ndërsa 25% të aksioneve i mbeten Bashkisë Korçë.

Klubi i futbollit “Skënderbeu” gjen rastin të falenderojë gjithë qytetarët Korçarë dhe në veçanti antarët e këshillit bashkiak të cilët votuan me 100% të votave kthimin e klubit në Shoqëri Aksionere.Vendim i cili tregon besimin e ‘ambjentit’ sportiv në Korçë për projektin afatgjatë të klubit dhe drejtuesve aktuale me në krye Z.Ardjan Takaj.

E ardhmja i përket Skënderbeut, Sëbashku më të fortë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"