E akuzoi Rudi Vata për trukimet, ish-zyrtari i Vllaznisë: Na gjykon i ligu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 10:45

E akuzoi Rudi Vata për trukimet, ish-zyrtari i Vllaznisë: Na gjykon i ligu…

Pas arrestimit të Armir Grimës ditën e shtunë, reagoi menjëherë edhe ish-lojtari dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, i cili ka bashkëpunuar me Grimën te skuadra shkodrane. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” Vata tregon se Armir Grima dhe Kujtim Shaba me urdhër të kryetarit të bordit të klubit në vitin 2012, Ritvan Troshani, u organizuar për të dëmtuar punën e bërë nga Vata. Ish-kapiteni pretendon se Troshani ka qenë urdhëruesi kryesor i trukimeve.

Rudi-vata

“Po ju them se në vitin 2012, kur drejtoja Vllazninë, Armir Grima dhe Kujtim Shaba, me urdhër të kryetarit të bordit të klubit në atë kohë, Ritvan Troshani, u organizuan për të dëmtuar punën time. Bëhet fjalë për ndeshjet kundër Flamurtarit në Shkodër dhe Pogradecit në transfertë. Në Shkodër kundër Flamurtarit, ku fituam 2-1, ata angazhuan lojtarë në mënyrë që të mos fitohej ndeshja. Ata angazhuan lojtarë të veçantë, në mënyrë që të mos fitohej ajo ndeshje. Por, ndër të paktët lojtarë që nuk kishte informacion për këtë çështje ishte qendërmbrojtësi Ervis Kraja, i cili katër minuta nga fundi shënoi me kokë në mënyrë natyrale.

Për këtë ndeshje e kam marrë informacionin kur jam larguar nga Vllaznia pas disa muajsh. Vetë lojtarët ma kanë konfirmuar. Duke parë që plani A dështoi, ata ‘VIP’-at u angazhuan maksimalisht për ndeshjen e radhës në Pogradec. Ky plani B funksionoi, sepse në bashkëpunim me FSHF-në arritën të sjellin në Pogradec arbitra nga Lezha, të cilët ishin të dirigjuar nga Shaba dhe Grima për të dëmtuar Vllazninë dhe ia dolën.

Rudi-Vata

U gëzuan maksimalisht për pabesinë dhe poshtërsinë që kishin bërë, madje u gëzua edhe kryetari bordit, Troshani. E gjitha kjo u bë në mënyrë që Vllaznia të mos përfundonte kampionatin në vitin 2012 në vendin e katërt, pozicion që të dërgonte në Kupat e Europës. Nëse arrihej ky synim, atëherë do t’u duhej të vazhdonin kontratën me mua si trajner”,

bashkia-shkoder-troshani

I prekur nga deklarata e Rudi Vatës, ish-kryetari i bordit të klubit Vllaznia ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke e cilësuar deklaratën e Vatës si shpikje, kafshim. Ai përgjigjen për këtë sulm e ka gjetur tek vargjet e Fishtës: “Ti mendjen mos e vrit o lum miku, kur t’gjykon i padituni e i ligu”.

87b95c59-680d-45a6-b0f2-a5de9d56adfa (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"