E akuzoi rëndë në ndeshjen e vajtjes, Guardiola i kthen përgjigje rivalit Konseisao: S’u bëj presion arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 20:15

E akuzoi rëndë në ndeshjen e vajtjes, Guardiola i kthen përgjigje rivalit Konseisao: S’u bëj presion arbitrave

Mançester Siti e preu biletën në 1/8-at e Ligës së Kampioneve me fitoren kundër Olimpiakosit, por sot ndaj Portos, Pep Guardiola thotë se do të luajë vetëm për fitore për të siguruar vendin e parë në grup. “Do të jetë një ndeshje e fortë, fizike. Ata kanë një shpirt skuadre të pabesueshëm dhe ne luajmë në transfertë. Skuadrat e mëdha në Portugali luajnë për të fituar çdo fundjavë.

porto_coach_conceicao_slams_pep_guardiola

Këtë mentalitet kanë, që i bën shumë të rrezikshme. Ne jemi kualifikuar, por vijmë në Porto për të siguruar vendin e parë”, tha trajneri i “Qytetarëve”, duke i kthyer edhe përgjigje rivalit të tij Serxho Konseisao, i cili e akuzoi katalanasin se u bëri presion arbitrave në ndeshjen e vajtjes në “Etihad”. Në fitoren 3-1 të Sitit në tetor, ata u panë shpesh të debatonin mes tyre për disa nga vendimet e arbitrare.

Guardiola i minimizoi incidentet pas ndeshjes, duke thënë se me Konseisaon është shok, por trajneri i Portos nuk iu përgjigj në të njëjtën elegancë duke e akuzuar atë se ushtroi presion: “Unë kam për të mësuar shumë prej Guardiolës, në mënyrën se si ai u bën presion arbitrave, flet me lojtarët dhe stolin kundërshtar. Ai është një shembull fantastik. Duhet ta mësoj këtë. Ne ishim engjëj krahasuar me pankinën tjetër. Ai foli për vendin tonë duke përdorur fjalë të shëmtuara. Sjellja e tij ishte shumë e pakëndshme. I gjithë stoli i Sitit ishte i tillë sepse nëse ishte dikush që duhej të ankohej, atëherë ishte stoli i Portos për shkak të vendimeve të forta në disfavorin tonë.

Mua më duhet t’u kërkoj ndjesë arbitrave në Portugali sepse ankohem kur mendoj se ata gabojnë, por krahasuar me gjyqtarët e kësaj ndeshjeje dhe ata sipër në VAR, arbitrat ndërkombëtarë duhet të mësojnë shumë nga tanët në Portugali. Gjykimi pati një ndikim të madh në rezultatin e kësaj ndeshjeje”, tha Konseisao. Por dje Guardiola iu përgjigj sërish me diplomaci: “Nuk jam dakord, nuk është e vërtetë. Ne nuk ushtruam presion mbi arbitrin. Nuk jemi ajo lloj skuadre që bën të tilla gjëra. Do ta kisha pranuar. Në pesë vite që kemi këtu dhe më parë në Gjermani apo Spanjë, sjellja jonë flet vetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"