E akuzoi që solli fëmijët në zemrën e pandemisë, Uanda Nara “bombardon” Maksi Lopezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 22:17

E akuzoi që solli fëmijët në zemrën e pandemisë, Uanda Nara “bombardon” Maksi Lopezin

Uanda Nara i është përgjigjur ish-burrit të saj, Maksi Lopezit, pas akuzave të këtij të fundit që ajo kishte sjellë fëmijët në Itali, ose më saktë në zemrën e pandemisë sipas atij.

uandaa

Me një mesazh tepër të gjatë, bukuroshja argjentinase sqaroi se ishte zgjedhja e saj të linte Parisin dhe të kthehej në Itali, sepse vendi ku ndodhet shtëpia e saj ka shumë pak raste me koronavirus.

Vanda Nara

Për më tepër, 33 vjeçarja ka sqaruar se mund të kishte marrë dhe avionin për të shkuar në Argjentinë, por vendosi të udhëtonte rreth 10 orë me makinë për të ardhur në Itali, të cilën e quan shtëpinë e saj.

Wanda-Nara-and-Mauro-Icardi-seen-shopping-in-Milan

“Ne jetojmë në një qytezë afër Komos, ku ka pak raste me COVID-19. Ndjehem më e sigurte në Itali sesa në Argjentinë. Maksi e di shumë mirë ku e kemi shtëpinë.

E lashë Parisin, pasi u konsultova me doktorin. Ne tashmë jemi italian. Nëse më ndodh diçka, preferoj të më ndodhë këtu. Vendi im është Italia, e cila më ka dhënë gjithçka kam.

vanda nara

Mund të fluturoja për në Argjentinë, por zgjodhëm të udhëtonim me dy makina, i ndamë fëmijët dhe bëmë 750 kilometra. 9 orë e gjysmë udhëtim dhe miliona këngë të luajtura pa pushim. Maksi në vend që të jetë i lumtur për kujdesin tim si nënë …” përfundoi deklaratën e saj Uanda.

vanda-nara-maksi-lopez-mauro-ikardi

Uanda Nara ka 5 fëmijë, 2 me bashkëshortin aktual Mauro Ikardin dhe 3 me ish-burrin Maksi Lopez, të cilin e la për sulmuesin në pronësi të Interit.

nara

3923441_wanda_nara_lato_b_hot_san_siro

vanda nara

vanda nara 2

uanda nara

uanda

uanda5

nara

naraa

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"