E aktivizoi titullar në Champions, njihuni me ish-sulmuesin portier që Klopi e dashuron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 21:17

E aktivizoi titullar në Champions, njihuni me ish-sulmuesin portier që Klopi e dashuron

Kur Klop vrapon të të japë një nga përqafimet e tij të famshme pas ndeshjes, dihet që ke bërë diferencën. Dhe Kuivin Kelleher, portieri 22-vjeçar i Liverpulit që zëvendësoi ndaj Ajaksit Alison Bekerin, luajti shkëlqyeshëm.

PRI174534676

Trajneri gjerman preferoi irlandezin përpara Adrianit, duke qenë se luhej një ndeshje mes dy skuadrave që presojnë lartë në fushë dhe atij i duheshin cilësitë organizative të lojës me këmbë të një ishsulmuesi. Ngjitja e portierit U-21 të kombëtares irlandeze ka qenë e shpejtë në “Anfield”.

Liverpuli e transferoi në moshën 16-vjeçare, pasi ai shkëlqeu me të rinjtë e Ringmahon Rejnxhërsave, një klub i vogël në Kork, ku ai luante si sulmues. Ai u kthye në portë pas sugjerimit të babait vetëm në nivelin U-14.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"