E afruan para 3 muajve, Shkëndija  e Tetovës ndërpret kontratën me mesfushorin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 13:48

E afruan para 3 muajve, Shkëndija  e Tetovës ndërpret kontratën me mesfushorin brazilian

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Shkëndija ka komunikuar mbylljen e marrëveshjes me mesfushorin Huan Felipe.Juan-Felipe-contract-termination-Shkendija

Braziliani kaloi te kuqezinjtë në merkaton e verës, me lojtarin që në 4 sezonet e fundit ka qenë në pronësinë e Vardarit, të cilët gjatë kësaj periudhe e kanë huazuar te Cska Sofja dhe Kairat Almati.

Tashmë 31-vjeçari do të jetë një futbollist i lirë, pasi ka prishur kontratën me Shkëndijën, pasi kishin rënë dakord të dyja palët.

Klubi tetovar e ka falënderuar lojtarin për kontributin që dha për ekipin, teksa i kanë uruar suksese në të ardhmen. Felipe tani është në kërkim të një ekipi të ri, për të vazhduar karrierën e tij.

Njoftimi i klubit:

felipe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"