E afroi në merkaton e janarit, Interi dhe Konte marrin vendimin përfundimtar për futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 13:03

 E afroi në merkaton e janarit, Interi dhe Konte marrin vendimin përfundimtar për futbollistin

Eshli Jang u afrua në merkaton e janarit nga Junajtid te Interi, si një kërkesë e trajnerit Antonio Konte.Ashley.Young.Inter.2019.20.indica.750x450

Mbrojtësi ia ka shpërblyer trajnerit zikaltër besimin e dhënë, duke zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar.

Në këtë situatë drejtuesit duken të bindur dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” do të zgjasë kontratën me Interin.

Thuhet se lojtarit do i ofrohet një kontratë e re deri në verën e vitit 2021, me të cilën do të ishte dakord edhe mbrojtësi, i cili shpesh herë është shprehur i lumtur që është pjesë e italianëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"