Dyshohet se filmuan zënkën mes tij dhe drejtorit sportiv, trajneri i futbollistit të Kombëtares përjashton 6 lojtarë nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 14:55

Dyshohet se filmuan zënkën mes tij dhe drejtorit sportiv, trajneri i futbollistit të Kombëtares përjashton 6 lojtarë nga skuadra

Kryefjala e ditëve të fundit te Torino ku aktivizohet portieri i Kombëtares, Etrit Berisha ka qenë zënka mes teknikut Ivan Juriç dhe drejtorit sportiv të klubit Vagnati, videoja e së cilës u bë virale në mediat italiane. Tekniku i torinezëve duket se ka marrë masa drastike për të ndëshkuar personat të cilët e publikuan atë duke përjashtuar nga skuadra plot 6 lojtarë.

UTYUT

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, lojtarët e përjashtuar janë, Simone Verdi, Armando Izo, Simone Zaza, Vinçenzo Miliko, Simone Edera dhe Krisztofer Horvath.

Ky vendim i trajnerit duket të jetë i pakthyeshëm me Juriç që ka ftuar futbollistët të gjejnë një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm dhe duket i vendosur për të mos i rikthyer ata në skuadër.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ E pabesueshme! Trajneri i Torinos dhe drejtori sportiv zihen në mes të rrugës: Trego respekt o kokë k***! Ik q***!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"