DYSHJA OFENSIVE/ 716 gola të shpërndarë në 75 vite, Pioli mund t’i besojë IBROUD-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 14:27

DYSHJA OFENSIVE/ 716 gola të shpërndarë në 75 vite, Pioli mund t’i besojë IBROUD-it

Pesë ndeshje krah njëri-tjetrit për një total prej 116 minutash janë shumë pak për të përcaktuar afatet e një projekti, por ndërkohë, në raste urgjence, Stefano Pioli i lejon vetes të aktivizojë Zlatan Ibrahimoviçin dhe Olivie Zhirunë. 75 vjeç dhe 719 gola së bashku, ata kanë nevojë për formë fizike dhe minuta në mënyrë që t’i shërbejnë maksimalisht kauzës kuqezi.

IBRAHIMOVIC ZHIRU

Ndaj Specias ishte shfaqja e fundit krah njëri-tjetrit e asnjëri nuk shënoi. Për më tepër Milani humbi. Shtatë gola të shënuar në transfertë nga Ibra dhe vetëm një në “San Siro”, i shërbejnë më shumë futbollistit, megjithatë janë pjesë e statistikave që bëjnë kuqezinjtë, një nga sulmet më të mira të kampionatit. Prezenca e tyre ka aspekte negative dhe pozitive, të cilat po mundohemi t’i analizojmë.

IBRA – Zlatani duhet të luajë sepse ka treguar që edhe pa formën e duhur mund të vendosë ndeshjet. Ndaj Specias tentoi disa herë golin, por nuk arriti të kushtëzojë siç di ai prapavijën bardhezi. Edhe kur ia doli, ishte portieri Provedel që i mohoi gëzimin. Arsye që nuk duhet të luajë, gjithashtu ka. Siç u pa të hënën, ndeshjen e tij e interpretoi thuajse pa vrapuar.

Forma është e dobët dhe fiziku ka shfaqur krisjet e para, megjithatë di të shënojë, sidomos kur bëhet fjalë për rivalë që e motivojnë siç është Juvja. Problemi qëndron sepse mbase vetë 40-vjeçari nuk e kupton sforcon që po bën, ndërkohë që mangësitë e tij duhet t’i mbulojë një skuadër, e cila ka pak alternativa për çështje tashmë të njohura që kanë lidhje me dëmtimet dhe pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës. Ibra është objektivi i parë kur një shok ka topin të cilin, nëse e humb, detyron një ekip të tërë në sforco shtesë. Shpesh ai është “thithës” pasimesh që shkakton topa të gjatë pa kriter për një lojtar që nuk garanton më sukses në çdo duel tokë-ajër.

ZHIRU – Olivie duhet të luajë sepse duket më bindës aktualisht edhe pse rezultatet anojnë nga Ibra. Francezi ka një formë më të mirë dhe lëviz më tepër si pykë duke qenë një prezencë konstante në zonën rivale, teksa problemi qëndron, edhe për të, në faktin se mund të ketë shumë krosime me shpresën që ai të zgjidhë ndeshjen siç bëri 10 ditë më parë kundër Xhenoas në Kupën e Italisë. Kjo do të prishte shpejtësinë dhe rrjedhshmërinë me të cilën Milani na ka mësuar tashmë, teksa nuk duhet harruar mosha (35) e cila nuk jep garanci për freski në ndeshje që luhen në afate të shkurtra.

IBROUD – Ibra dhe Zhiru duhet të luajnë sepse dy të tillë tmerrojnë këdo edhe pa formën ideale. Këmbë të edukuara, koordinim të mirë dhe repertor të larmishëm. Potencialisht janë një çift i tmerrshëm sepse francezi sulmon thellësinë, ndërsa suedezi është nga ata që i pëlqen ta administrojë topin.

Përshtatshmëria mes tyre nuk diskutohet, por me kusht që fiziku t’i mbështesë, ndaj mbase nuk duhen aktivizuar shpesh së bashku. Për momentin përbëjnë vetëm një zgjidhje në rast nevoje dhe nevojitet që Pioli t’i administrojë sepse me Pelegrin e dëmtuar nevojitet rotacion në majën e sulmit.

Më ta në fushë, topi ka prirje të qëndrojë më pak në tokë duke rrezikuar të çnatyralizojë lojën e “Djallit”. Prania e veteranëve detyron kalimin nga 4-2-3-1 i njohur përmendësh në një 4-4-2 ku Zhiru e Ibra luajnë paralel si pyka. Nëse e kërkon rezultati, atëherë gjithçka kalon në një 4-2-4 ultraargresiv ku francezi vepron si pykë, ndërsa Ibra i qëndron pas shpine për të orkestruar ofensivën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"