Dyshimet për trukim të ndeshjes PSG-Cervena Zvezda, reagon Verrati: Nuk është hera e parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 10:52

Dyshimet për trukim të ndeshjes PSG-Cervena Zvezda, reagon Verrati: Nuk është hera e parë…

Ndeshja e grupeve të Champions League mes PSG dhe Cervena Zvezdës ka bërë një bujë të madhe ditët e fundit, teksa dyshohet se mund të jetë trukuar. Francezët triumfuan me rezultatin 6 me 1 nda serbëve, teksa është bërë më dije që ka pasur luhatje të shumta të koeficientëve. Të shumta kanë qenë shumat e basteve të vendosura për fitoren me 5 gola të parisienë.

Inter-provon-p--r-Verratti-n-_TS_18-07-17_5903053246_

Në lidhje me këto akuza ka folur edhe mesfushori italian, Marko Verrati, i cili i është i mendimit që nuk të dëgjohet asgjë nga çfarë thuhet, pasi nuk janë të vërteta.

“Nuk duhet të dëgjojmë asgjë nga çfarë thuhet, pasi nuk janë të vërteta. Ne luajtëm futboll, bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk është hera e parë që shënojmë gjashtë gola, apo fitojmë me pesë gola diferencë. Këto janë probleme të cilat nuk na interesojnë”, deklaroi Verrati.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"