Dyshimet për prekje nga Koronavirusi, futbollisti i Kombëtares futet në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2020 | 10:53

Dyshimet për prekje nga Koronavirusi, futbollisti i Kombëtares futet në karantinë

Atalanta e Berat Gjimshitit është futur në karantinë, pas lajmit të së dielës së pesë anëtarë të skuadrës së Valencias, përfshirë 3 futbollistë, kanë rezultuar me Koronavirus. Kujtojmë që zikaltërit e Gasperinit u përballën të martën  me spanjollët në Ligën e Kampionëve.

Atalanta 7

Skuadra e Atalantës ndodhet në Bergamo, në qendër të pandemisë së  Koronavirus në Itali, teksa ka vendosur të vetë izolohet. Pritet që në ditët e ardhshme, futbollistët e klubit italian, t’iu nënshtrohen testeve të Koronavirusit, pasi dyshohet se virusi është tranmetuar nga futbollistët e Valencias, mes tyre edhe Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua titullar.

GJIMSHITIII

Nga tre futbollistët e infektuar me koronavirus, Ezequiel Garai, Eliaquim Mangala dhe Jose Gaja, vetëm ky i fundit u aktivizua ndaj Atalantës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"