Dyshimet për informalitet, Tatimet nis auditin në futbollin shqiptar. Ja klubet që rrezikojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 17:18

Dyshimet për informalitet, Tatimet nis auditin në futbollin shqiptar. Ja klubet që rrezikojnë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur auditin në klubet shqiptare të futbollit, teksa së fundmi janë hedhur dyshimet për informalitet. Kontrolli ka nisur në disa klube të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, të cilat janë denoncuar për mospagim të detyrimeve ndaj shtetit.

drejtoria-e-tatimeve

Mësohet se pas këtij auditi nga Drejtori e Përgjithshme e Tatimeve, pritet të ketë gjoba dhe masa ndëshkuese ndaj klubeve që iu janë shmangur detyrimet. Bylis, Apolonia, Tomori, Lushnja, Nafëtari, Skrapari dhe Butrinti mësohet të jenë disa nga klubet ku dyshohet të ketë pasur informalitet. Megjithatë përgjigja e fundit i takon Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"