Dyshimet/ Festat dhe alkooli, pse Nejmari dëmtohet gjithmonë në këtë periudhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 10:06

Dyshimet/ Festat dhe alkooli, pse Nejmari dëmtohet gjithmonë në këtë periudhë

Për disa quhet mallkimi “Barcelona”, ndërsa për të tjerë e quajnë mallkimi i marsit. Por fakti është që Nejmar Xhunior dëmtohet gjithmonë në këtë moment dhe prej 5 vitesh radhazi nuk luan në Ligën e Kampionëve. Do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 1 muaj dhe do të humbasë 2 ndeshjet ndaj Barcelonës. Kjo do të thotë se rekordi negativ mbijetoi edhe këtë sezon…

neymar-jr

Disa të tjerë e lidhin me faktin që më 11 mars është ditëlindja e motrës së brazilianit dhe ai në fakt i pëlqen shumë festat… Pikërisht stili i jetës është ai që ka ndikuar në karrierën e tij. Gazeta franceze “L’Equipe” i ka dedikuar faqen e parë dhe në një farë mënyrë analizon arsyet pse Nejmar dëmtohet kaq shpesh. Edhe PSG-ja është lodhur me këtë fakt.

Pavarësisht se e vlerësojnë maksimalisht impenjimin e Nejmarit në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve, nuk janë të lumtur me dëmtimet e tij të shpeshta. Dëshira e tij për jetën e natës dhe festat, bëjnë që gazeta franceze ta krahasojë me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Statistikat në fakt e nxjerrin zbuluar futbollistin brazilian. PSG-ja pagoi 222 milionë euro për ta transferuar, por ai ka luajtur vetëm 53.9% të ndeshjeve, pra 103 nga 191 në të gjitha kompeticionet. Nejmar shpeshherë e ka tepruar edhe me alkoolin apo mënyrën e të ushqyerit. Në shumë momente regjimi i tij nuk ka qenë prej një kampioni të vërtetë dhe kjo gjë e ka penguar shumë. Nga ana tjetër, vetë Nejmar kapet me lojën e fortë të kundërshtarëve për dëmtimin e radhës.

neymar-1

Postimi i Nejmarit – Ai thotë se ndihet shumë i zhgënjyer që do të ndalet sërish. “Zhgënjimi është i madh, dhimbja është e pafundme Edhe një herë tjetër për pak kohë do të heq dorë nga ajo që dua më shumë në botë: të luaj futboll. Ndonjëherë ndihem i mërzitur me veten për stilin tim të lojës, sepse unë dribloj dhe gjithmonë më godasin kundërshtarët. Nuk e di nëse problemi jam unë apo ajo që unë bëj në fushë. Kjo gjë më mërzit shumë, por më mërzit akoma më shumë fakti që trajnerë, lojtarë dhe komentatorë thonë se meritoj disa shqelma apo jam simulues apo qaraman. Sinqerisht kjo më acaron. Nuk e di deri kur do të duroj, por di që dua të jem i lumtur duke luajtur futboll. Asgjë më shumë”, shkruan braziliani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"