Dyshimet e Hafizit, Shameti dhe Hoxha nuk reaguan te goli i tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 19:50

Dyshimet e Hafizit, Shameti dhe Hoxha nuk reaguan te goli i tretë

Analiza e një humbjeje, sidomos kur situata e skuadrës në fjalë është e keqe, nis gjithmonë nga trajneri. Është i pari i pankinës që merr përsipër faturat e situatave negative. Dje, në analizën në përfundim të sfidës Kukësi-Lushnja, ishtrajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka vlerësuar cilësitë e Milinkoviçit.

hafizi

Gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur situatat e krijuara në ekip me menaxherin Halili, dhe gjatë fjalës për “Super Sport”, ka hedhur dyshime në lidhje me sjelljen e tre qendërmbrojtësve në situatën që ka sjellë golin e tretë të Lushnjës. “Trajneri është treguar shumë korrekt nga ana profesionale.

Në atë ekip ka disa probleme. Sipas jush, atë menaxherin Halili nuk e do njeri në skuadër? Te goli i tretë i Lushnjës, ishte situatë në zonën e rreptësisë që nuk u zgjidh nga dy qendërmbrojtësit. Përse nuk reagoi asnjëri? Nuk është faji i Milinkoviçit, nëse flasim profesionalisht. Ai shumë mirë që do t’ia bëjë propozimin presidentit duke i thënë që ‘dua të largohem’. Se ka dhe trajnerë të tjerë që presin reagimin e presidentit”, ishte analiza e Astrit Hafizit në emisionin “Gol pas goli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"