Dyshime për trukim pas mesazheve, Parma rrezikon përjashtimin nga Seria A. Ja situata te klubi italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 15:20

Dyshime për trukim pas mesazheve, Parma rrezikon përjashtimin nga Seria A. Ja situata te klubi italian

Zyra e Prokurorit Publik, për çështjen e mesazheve të dyshimta të dërguara nga sulmuesi Emanuele Kalaio, para ndeshjes Spezia-Parma, tek disa lojtarë kundërshtarë, ka kërkuar 2 pikë penalizim për klubin e Parmës, që do të thoshte rikthim në Serinë B, ose nëse refuzohet kjo kërkesë, -6 pikë në kampionatin e ri.

emanuele kalaio

Sipas prokurorisë, mesazhet e dërguara nga Kalaio ishin një tentativë për të trukuar lojtarët e Specias, Filipo de Kol dhe Klaudio Terci, që të mos lodheshin shumë, pasi Specia lundronte në ujëra të qeta, e në këtë mënyrë Parma të siguronte ngjitjen në serinë A.

Kalaio shkruante në mesazhet para ndeshjes, mbrojtësit De Kol: “Ej, mos na caj shumë tra… të premten, të lutem miku im. Thuaji edhe Klaudioneit, për marrëdhëniet që keni me mua.” Por, më pas vjen edhe një mesazh i tretë, ku sulmuesi shprehej se gjithçka ishte në formën e një shakaje.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar edhe 4 vite skualifikim për Kalaio, si dhe 50 mijë euro gjobë. Të gjithë janë me zemër në dorë për Parmën, e cila nëse dënohet, do detyrohet t’i lërë vendin Palermos, si ekipi që u mund në finalen e play-off.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"