Dyshime për trukim me Bylisin, Tirana përgatitet për t’u përballur në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 9:39

Dyshime për trukim me Bylisin, Tirana përgatitet për t’u përballur në FSHF

Ditën e martë në orën 14:00 presidenti, Refik Halili, drejtori sportiv, Arbi Laçi, kapiteni, Erando Karabeci, dhe portieri, Ilion Lika, do të paraqiten para Komisionit të Etikës.
halili
Ekipi bardheblu pritet të japë versionin e tij për sfidën mes Bylisit dhe Tiranës, në Kupën e Shqipërisë, ku ka dyshime të forta si një ndeshje e kapur prej basteve. Gjithsesi,

Tirana duhet të japë shpjegimet e saj para Komisionit të Etikës, pasi të enjten e shkuar nuk u paraqitën. Justifikimi i Tiranës ishte fakti që e-mail-i i dërguar nuk kishte mbërritur te bardheblutë, dhe duke pasur këtë shkak, Tirana nuk ka qenë para Etikës. Këtë herë Federata ka njoftuar palët dhe bardheblutë do të japin shpjegimet e rastit për sfidën e Kupës që ka bërë xhiron e botës.

Për koincidencë sfida e dytë mes Tiranës dhe Bylisit luhet të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"