Dyshime për penallti, ja moviola për Laçi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 20:18

Dyshime për penallti, ja moviola për Laçi-Teuta

Laçi-Teuta u gjykua nga ndërkombëtari Juxhin Xhaja, teksa pati dy raste për moviolë, pikërisht penallti të akorduar dhe të pretenduar.

Laci-Teuta

42′ Bregu harkon në zonë dhe Krasniqi tenton të afrohet te topi, por rrëzohet në duel me Mustën. Sulmuesi i Teutës pretendon penallti, por Xhaja vazhdon lojën. Një rast i dyshimtë, por me pamjet filmike që nuk janë të qarta. Nga dinamika e aksionit duket më shumë 11-metërsh.

72′ Nuabueze, në përpjekje për të goditur, del huq pas duelit me Arapin. Arbitri Xhaja akordon penallti, ndërsa pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një dorë të majtë të kapitenit të Teutës të vendosur te mesi i nigerianit në momentin që ky i fundit kërkoi të godiste. Xhaja akordoi penallti, duke vepruar drejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"