Dyshime për Omikron te Tirana, mungon edhe presidenti Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 8:32

Dyshime për Omikron te Tirana, mungon edhe presidenti Halili

Në takimin e djeshëm Tirana pati një mungesë të rëndësishme. Bëhet fjalë për Zhoselin Behiratçen. Mbrojtësi dje është zgjuar me dhimbje fyti e koke.

REFIK HALILI

Shenjat kanë qenë të gjitha për COVID dhe në këto kushte mjeku i Tiranës ka vendosur që ta izolojë nga të tjerët mbrojtësin e bardhebluve. Në kushtet e emergjencës, trajneri Orges Shehi ka vendosur që të aktivizojë Najdovskin, i cili sapo ka lënë pas dëmtimin që pësoi në fund të 2021-shit.

Maqedonasi luajti 90 minuta, ndërsa për mbrojtësin pritet të kryhen testet për të parë nëse lojtari ka ndonjë virozë apo është i infektuar me COVID.

As  Refik Halili nuk ishte i pranishëm në sfidën e djeshme kundër Dinamos . Për presidentin e Tiranës kjo është gjë e rrallë. Në fakt, Halili mësohet se është ndier jo mirë para ndeshjes dhe për të mos rrezikuar. Gjithsesi, është vetëm një shqetësim i vogël për numrin një të klubit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"