Dyshime për golin e anuluar të vendasve, mungon 1 penallti. Ja moviola për Luftëtari-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 21:19

Dyshime për golin e anuluar të vendasve, mungon 1 penallti. Ja moviola për Luftëtari-Vllaznia

Ndeshja e djeshme në Gjirokastër u gjykua nga Roxhers Muska. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme.vllaznia-luftetari-e1593966654768

24′ Rrëmujë në zonë pas harkimit nga goditja e këndit nga Lika, teksa topi devijohet nga një mbrojtës i Vllaznisë dhe shkon në rrjetë. Gjyqtari anulon golin pas flamurit të ngritur të anësorit Zalla, që mendon se pas krosimit, topi fillimisht ka kaluar vijën fundore. Një rast shumë i dyshimtë, pasi edhe pamjet filmike nuk janë të qarta.

54′ Gurishta kroson në zonë, Zogaj godet me kokë dhe topi preket me dorën e majtë nga Dragoshi. Arbitri është afër aksionit, por vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se duhej dhënë penallti për Vllazninë.

84′ Kukaj gjuan dhe pretendon 11-metërsh pas prekjes nga Adili. Mirëpo, pamjet tregojnë se topi kapi në kokën e mbrojtësit, jo në dorë.

87′ Malota merr dy të verdha njëra pas tjetrës për një minutë. Fillimisht për protesta ndaj arbitrit pas një faulli të Mehmetllarit ndaj tij e më pas për ofendim të kryesorit Muska.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"