Dyndje tifozësh në “San Siro”, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 20:34

Dyndje tifozësh në “San Siro”, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Ditën e djeshme është kaluar kuota e 20 mijë biletave të shitura për ndeshjen e parë mes Milanit dhe Shkëndijës, të vlefshme për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Shkendija Milan

Edhe shitja e biletave për ndeshjen e kthimit, favorizuar nga çmimet e lira të biletave të mundësuara nga kuqezinjtë e Tetovës, vazhdon me ritme të kënaqshme.

Krerët e Shkëndijës flasin për mbi 10 mijë bileta të shitura, kur mungojnë edhe 10 ditë nga ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Shkupit.

Ballistet

Arena e Shkupit ka një kapacitet prej 36400 vendesh dhe, me shumë gjasa, për sfidën ndaj “Djallit” të gjitha biletat do të jenë shituar duke parë dhe fluksin e madh të kërkesave për këtë sfidë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"