Dyndje te Kastrioti, portieri i Pas Janinës dhe një kosovar nuk e kalojnë “klasën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 20:35

Dyndje te Kastrioti, portieri i Pas Janinës dhe një kosovar nuk e kalojnë “klasën”

Prej ditësh, me skuadrën e Kastriotit stërviteshin dy kosovarë dhe portieri i ardhur nga Pas Janina, Petro. Megjithatë, duket se vetëm njëri nga kosovarët ka mundur të qëndrojë edhe për disa ditë për t’u parë më me detaje në vazhdim, ndërsa portieri dhe njëri nga kosovarët janë larguar.

Kastrioti2

Sipas informacionit të siguruar nga gazeta, portieri Erkan Spahija do të vijojë të jetë sërish pjesë e krutanëve. Kastrioti nuk ka bërë asnjë afrim në këtë merkato janari. Edhe një mesfushor rumun që u zyrtarizua disa ditë më parë, nuk qëndroi gjatë, duke u larguar sërish.

Kastrioti

Drejtuesit deklaruan se do të kishte disa lojtarë cilësorë që do të afroheshin, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kastrioti e mbylli pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë në Grupin A dhe synon që ta ruajë këtë pozicion deri në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"