Dyndje menaxherësh në “Elbasan Arena”, zbulohet destinacioni i ri i Enis Gavazaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2018 | 11:42

Dyndje menaxherësh në “Elbasan Arena”, zbulohet destinacioni i ri i Enis Gavazaj

Të shumtë ishin menaxherët e huaj të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit.

Gavazaj

Në fokus të menaxherëve ka qenë edhe mesfushori anësor i Skënderbeut, Enis Gavazaj. Sipas asaj që raporton “Telesport” për futbollistin 23-vjeçar nga Prizreni, ka shfaqur interes klubi i Kopenhagenit, i cili është dhe më prestigjioz në Danimarkë.

Gavazaj

Gavazaj pritet të zbulojë zyrtarisht të ardhmen në javët e ardhshmë, ndërsa mëngjesin e ditës së sotme, iu bashkua ekipit kombëtar në Zvicër. Mesfushori i Skënderbeut vlerësohet në “transfermarkt” më 750 mijë euro, ndërsa nuk dihet shifra e transferimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"