Dyndje lojtarësh në provë, Kamza llogarit Sebino Plakun për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 19:05

Dyndje lojtarësh në provë, Kamza llogarit Sebino Plakun për sulmin

Kamza po i bën llogaritë me Sebino Plakun. Mësohet se lojtari ka shkuar te Kukësi me një kontratë huazimi për Kupat e Europës, ndaj skuadrës së drejtuar prej Bledar Devollit mund t’i bashkohet në organikë për sezonin e ri. Gjithsesi, çdo gjë mbetet e hapur, pasi fillimisht sulmuesi duhet të përfundojë angazhimin që ka me verilindorët në Europë. Sakaq, prej ditësh skuadra ka nisur përgatitjet dhe nën urdhrat e stafit teknik janë vënë një numër i konsiderueshëm lojtarësh.

Plaku

Zyrtarisht i afruar është Orjad Beqiri që vjen nga Luftëtari, ndërsa prej sezonit të kaluar vazhdojnë emra si Ilir Avdyli, Erlis Frashëri, Hektor Idrizi, Ersil Ymeraj, Xhuljo Mehmeti, Anxhelo Mumajesi dhe Armando Rami. Ka edhe dyndje lojtarësh në provë, një pjesë e mirë e të cilëve duket se kanë fituar pëlqimin e trajnerit. Megjithatë, vendimin final Devolli pritet që ta japë pasi të zhvillojë edhe ndonjë test miqësor.

mziu plaku

Gazeta mëson se këto ditë janë parë në fushën e stërvitjes lojtarë si Majkëll Peçi që vjen nga Burreli, Xhuljo Turhani që ka luajtur te Llapi në Kosovë, Kristi Kote te Liria e Prizrenit, apo Albi Koldashi e Klevis Sadiku nga Kukësi. Por jo vetëm, pasi janë edhe Rigers Balliu që vjen nga Shkëndija e Tiranës, si edhe Patrik Rapi, Klevis Hoti dhe Emanuel Dule që kanë luajtur në skuadra të kategorive të ndryshme në Shqipëri.

Klubi po operon edhe në merkato, pasi janë disa reparte që kanë nevojë për kompletim. Synimet e kamzalinjve janë që të mos diskutohet rënia, ndaj që të përballojë me sukses garën e fortë, duhet që të ndërtohet një ekip solid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"