Dyndje e madhe lojtarësh në provë, por trajnerin Lleshanaku e ngroh kthimi i titullarëve te Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 22:33

Dyndje e madhe lojtarësh në provë, por trajnerin Lleshanaku e ngroh kthimi i titullarëve te Elbasani

Rikthimi i titullarëve të edicionit të kaluar me Elbasanin e ka ngrohur teknikun Lleshanaku. Miqësorja me Dinamon javën e kaluar tregoi se verdheblutë nuk ishin kurrkund me atë ekip dhe mbijetesa do të ishte e vështirë.

Elbasani Turbina

Merkatoja më e mirë ishte rikthimi i titullarëve, me të cilët stafi ka punuar dhe nuk ka nevojë t’i përshtatë. Tani që ekipi u “mbush” sytë janë hedhur nga afrimet e mundshme. Ditët e fundit u dyndën shumë lojtarë, por pjesa më e madhe nuk e kaluan provën, disa të tjerë po stërviten ende dhe janë lojtarë që mund t’i bëjnë punë Elbasanit.

Megjithatë, Lleshanaku pret dy-tre futbollistë të roleve të ndryshme me eksperiencë, të cilët mund të bëjnë diferencën. Besohet se deri në mbylljen e merkatos ata do të jenë pjesë e verdhebluve.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"