Dy vite pa fituar me Laçin në transfertë, Teuta kërkon ta thyej “tersin” në… Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 15:10

Dy vite pa fituar me Laçin në transfertë, Teuta kërkon ta thyej “tersin” në… Elbasan

Bregdetarët shohin fillimin e një jave tepër të rëndësishme për ecurinë e kampionatit dhe realizimin e objektivave. Tani, gjithçka kalon nga Laçi. Dhe pikërisht fitorja e fundit në transfertë ndaj kurbinasve është në dhjetorin e 2016-ës. Për më tepër, Teuta në këtë sezon ka arritur të marrë vetëm 1 pikë në transfertë. Ndeshja luhet të dielën në orën 14:00, në “Elbasan Arena”.

laci teuta

Fakti që luhet në një fushë asnjanëse mund t’u japë shansin të besuarve të detit të ndihen si të barabartë, për sa i përket fushës, duke hequr të gjitha kujtimet nga stadiumi i Laçit ku në vitet e fundit numëron vetëm 4 fitore në 18 ndeshje. Edicioni i kaluar pa të dyja skuadrat të fitonin nga një herë dhe u morën edhe dy barazime. Skuadra ka punuar dhe gjatë javës do të ketë seanca, me të cilat stafi teknik do të punojë me skuadrën.

laci teuta

Mbetet për t’u parë nëse sërish do të ketë ndryshime në formacion, gjë që është kthyer në modë. Edhe edicionin e kaluar kjo ndeshje luhej në javën e nëntë të kampionatit dhe përfundonte me fitoren e durrsakëve në “Niko Dovana”, por me një llogaritje të thjeshtë, ky takim do të jetë dhe ndeshja e fundit e kampionatit mes dy ekipeve.

Anarildo Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"