Dy vite jashtë Europës, Mançester Siti publikon vendimin e radhës: Çështja do të shkojë në KAS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 20:15

Dy vite jashtë Europës, Mançester Siti publikon vendimin e radhës: Çështja do të shkojë në KAS

Klubi i Mançester Sitit reagoi i zgënjyer pas vendimit tronditës të UEFA-s në minutat e fundit për ta përjashtuar nga aktivitetet europiane të futbollit ekipin anglez për 2 sezonet e ardhshme.

man-city

Në një reagim zyrtar, “Qytetarët” shkruajnë se kanë dërguar një ankesë për Trupën e Disiplinës në UEFA, e cila do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) për të anuluar vendimin e UEFA-s.

Klubi anglez u dënua me arsyetimin se ka përdorur në mënyrë të paligjshme të ardhurat nga sponsorët për të kryer blerje në merkato duke thyer Kodin e FFP-së (Kodin e Fair Play-t Financiar).

Reagimi i Mançester Sitit pas përjashtimit nga aktivitetet sportive europiane për 2 sezonet e ardhshme:

Mançester Siti ndihet i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i UEFA-s.

Klubi i ka dërguar një ankesë formale Trupit Disiplinor të UEFA-s, e cila do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Kjo çështje u procedua nga UEFA, u ndoq nga UEFA dhe u gjykua po nga UEFA.Me këtë proçes paraligjor tashmë të përfunduar, klubi do të ndjekë një gjykim të paanshëm sa më shpejtë të jetë e mundur dhe në rastin e parë do të niësë procedurat në KAS.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"