Dy vëllezërit Inzagi përballë njëri-tjetrit, trajneri i Lacios vendos për Strakoshën dhe Muriqin
Trajneri i Lacios Simone nuk e ka grumbulluar futbollistin më të ri të bardhekaltërve Vedat Muriqin për miqësoren e sotme të orës 18:00 kundër Beneventos, që drejtohet nga vëllai i tij Filipo.
Sulmuesi i Kosovës është bashkuar me ekipin prej 4 ditësh dhe tekniku Inzagi e ka gjykuar se 26-vjeçarit i nevojitet më tepër kohë për stërvitje në mënyrë që të marrë minutat e para në fushë.
Në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim, është thirrur dhe gardiani i Shqipërisë Thomas Strakosha.
LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR TË LACIOS PËR NDESHJEN KUNDËR BENEVENTOS
Portierë: Alia, Reina, Strakosha
Mbrojtësa: Açerbi, Armini, Bastos, Lacari, Lukaku, Marusiç, Patriç, Radu
Mesfushorë: Akpa Akpro, D. Anderson, Kataldi, Eskalante, Falbo, Kijin, Leiva, Parolo
Sulmues: Adekanie, Kaisedo, Korrea, Imobile
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"