Dy transferta radhazi, klubi i Kategorisë së Parë nuk trembet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 30, 2020 | 23:41


Dy transferta radhazi, klubi i Kategorisë së Parë nuk trembet

Turbina është gati për startin e sezonit të ri. Skuadra është e plotë, nuk ka asnjë mungesë për ndeshjen e së dielës me Apoloninë në kupë, ndërkohë që më shumë po mendohet për transfertën e kampionatit me Flamurtarin, që zhvillohet të mërkurën.

Turbina-Elbasani

Trajneri Troisi është i bindur se të tijtë do të luajnë si të barabartë në Vlorë. Afrimi i shumë lojtarëve, sidomos atyre brazilianë, e ka forcuar shumë Turbinën, që tashmë nuk mendon për mbijetesën, por për katet e sipërme të tabelës së renditjes.

Turbina

Drejtuesit kanë thënë se synojnë Superioren, por do të jetë shumë e vështirë. Ndeshja me Apoloninë në Fier, po më shumë ajo me Flamurtarin në Vlorë, do të tregojë se çfarë mund të bëjnë cërrikasit këtë sezon.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com