“Dy titujt e Vershtapenit vlejnë më shumë se shtatë të tijët” / Hamilton ironizon fjalët e Alonsos: Le të shijojmë legjendat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 13:07

“Dy titujt e Vershtapenit vlejnë më shumë se shtatë të tijët” / Hamilton ironizon fjalët e Alonsos: Le të shijojmë legjendat…

Duket se armiqësia mes Luis Hamilton dhe Fernando Alonsos nuk ka të ndalur. Dy ish-shokët e skuadrës te McLaren janë përplasur sërish me njëri-tjetrin me deklaratat e tyre.

alonso hamilton

Në një intervistë të dhënë, veterani spanjoll u shpreh se titujt e fituar nga Maks Vershtapen kanë më shumë vlerë nga shtatë që ka fituar britaniku.

“Kam shumë respekt për Luisin, por sërish është ndryshe të fitosh shtatë tituj kampion kur i vetmi kundërshtar i yti është shoku i skuadrës. atëherë unë mendoj se disa tituj të tillë kanë më pak vlerë se ato që janë fituar me kundërshtarë nga skuadra të ndryshme”, ishin fjalët e Alonsos.

Përgjigja e Hamilton nuk vonoi, i cili me anë të një postimi në “Twitter” shprehej: “Ju lutem, të gjithë titujt janë të mrekullueshme, të merituara dhe inspiruese. Mjaft me krahasime dhe le të shijojmë kampionët dhe legjendat e kohës tonë. I lodhur nga këto tituj lajmesh të panumërueshme”.

Armiqësia mes Alonsos dhe Hamiltonit filloi në vitin 2007, kur britaniku arriti t’ia kalonte me pikë spanjollit në sezonin e tij të parë, edhe pse ishin me një skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"