Dy tituj kampionë në një vit e gjysmë, Ilir Daja në delir: Ky triumf shkon për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 18:40

Dy tituj kampionë në një vit e gjysmë, Ilir Daja në delir: Ky triumf shkon për…

Ilir Daja dhe Ballkani i tij u shpallën kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë, pas fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe pas humbjes së Dritës 0-1 nga Malisheva.

ilir daja

Trajneri i skuadrës nga Suhareka nuk e fshehu gëzimin për këtë triumf, duke ja kushtuar këtë titull qytetit dhe tifozëve.

“Është e vështirë që ta mbrosh titullin. Këta djem e meritojnë këtë sukses, pasi kemi pasur një presion të madh. lojtarët kanë cilësi dhe bashkëpunim të madh me njëri-tjetrin. Titulli i shkon të gjithë qytetit, kryesisë dhe në veçanti tifozëve”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"