Dy talente të Tiranës dhe Partizanit, në provë tek Akademia e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 10:43

Dy talente të Tiranës dhe Partizanit, në provë tek Akademia e PSG-së

Dy futbollistë të talentuar shqiptarë do të përpiqen të tregojnë vlerat e tyre gjatë një prove që do të zhvillojnë tek Akademia e klubit të njohur francez, PSG.

aldis nikaj, aldo selenica

Bëhet fjalë për lojtarët Aldis Nikaj dhe Aldo Selenica. I pari aktualisht është pjesë e Partizanit U-19, ndërsa i dyti luan për Tiranën U-19.

Në rast se dy futbollistët do arrijnë të bindin trajnerët e klubit francez për aftësitë e tyre, atëherë transferimi në një prej klubeve më të mëdhenj në Europë do të ishte një hap i madh për karrierën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"