Dy sulmues krahu dhe ndryshime pafund, revolucion te Bajerni i Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 17:52

Dy sulmues krahu dhe ndryshime pafund, revolucion te Bajerni i Mynihut

Gjërat te Bajerni i Mynihut nuk po shkojnë aspak mirë dhe duket se për të pasur një skuadër konkurruese duhen blerje të reja. Por a janë vetëm blerjet që do të zgjidhin situatën e gjermanëve?! Jo, në skuadër mungon harmonia midis lojtarëve dhe trajnerit.

Uli Henes

Kjo është më kryesorja për vazhdimësinë e një ekipi. Ndërsa fakti që do të ketë ndryshime pranohet nga të gjithë. Së fundmi kryeredaktori i “Kicker”, Karlo Uajlld takoi javën e kaluar presidentin e Bajernit, Uli Hënes.

Riberi-Roben

Ndërsa ditën e djeshme Kicker ka dalë me një analizë për sa i përket ndryshimeve te Bajerni i Mynihut. Kështu gazeta gjermane i ka ndarë lojtarët në tre gurpe.

Të paprekur: Nojer, Ulrish, Syle, Kimish, Gorecka, Tiago, Tolizo, Koman, Gnabri dhe Levandovski.

Duhet të tregojnë veten në muajt në vijim: Boateng, Humels, Alaba, Hames, Myler, Sançez, Vagner.

Koha mbaroi: Roben, Riberi, Rafinja. Havi Martinez.

Blreje? Sipas Kicker përveç Pavard në Mynih do të vijnë edhe dy sulmues krahu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"