Dy standarde për kampionatin, FSHF skandal me rregulloren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 12:10

Dy standarde për kampionatin, FSHF skandal me rregulloren

Sigurisht që Kategoria e Dytë nuk është në vëmendjen maksimale të Federatës Shqiptare të Futbollit duke u konsideruar një kampionat gjysmë amator. Por, edhe aty bëhet garë, krijohen skuadra, shpenzohen miliona lekë në vit, harxhohen shumë energji, stadiumet mbushen më shumë se në Superiore, ndërsa dhuna ndaj zyrtarëve është e përmuajshme.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Përtej të gjithave, ky kampionat meriton një vëmendje normale dhe një rregullore të qartë që ekipet, të cilat marrin pjesë, të garojnë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Duket se FSHF nuk është kujdesur si duhet për këtë garë, ndërsa ka paqartësi të mëdha me rregulloren ose në rastin më të mirë aplikohen dy standarde.

SKANDALI

Gjithçka lindi pas ndeshjes së të dielës ku Partizani B në ndeshjen ndaj Spartakut kishte në fushë koreano-veriorin, Hyon-Uk So. Madje, lojtari shënoi edhe golin e fitores në atë takim. Ndërkaq, prej dy sezonesh, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në Kategorinë e Dytë të mos luajnë futbollistë të huaj, madje edhe të tjerët lejohen vetëm që të jenë brenda qarkut ku ndodhet klubi. Një shkelje e hapur e rregullores për të huajt.

GJK_2196

Por, duket se FSHF nuk është kujdesur që t’i qartësojë siç duhet gjërat, pasi klubet që kanë ekipe B nuk u lejohet që të federojnë futbollistë të huaj me këtë skuadër, por kur ata janë të federuar me skuadrën e parë, mund të luajnë normalisht me ekipin e dytë. Por, në këtë rast, gara është krejtësisht e pandershme dhe jashtë çdo lloj logjike. Federata u ndalon klubeve që nuk kanë ekipe B që janë 80% e Kategorisë së Dytë, ndërsa ato që kanë skuadra B, mund të hedhin në fushë lojtarë të huaj. Në këtë mënyrë prishet gara, ndërsa kampionati bëhet me dy standarde.

Partizanib

ÇFARË NUK SHKON

Të gjitha klubet e tjera të Kategorisë së Dytë që janë të vetme dhe militojnë në këtë kampionat bëjnë shpenzime jo të pakta për të marrë pjesë në garë. Por, nëse federata u lejon klubeve që kanë ekipe B që të luajnë me të huaj, atëherë kjo është e pandershme.

GJK_2174

Në këtë rast, FSHF duhet të specifikojë rregulloren. Gjithashtu, edhe rregulli i lojtarëve që lejohet brenda qarkut ka pretendime në shumë raste se nuk zbatohet dhe abuzohet me të.

BESAR BOZGO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"