Dy skuadra kampione bote në fushë, dita e katërt e Botërorit premton spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 22:29

Dy skuadra kampione bote në fushë, dita e katërt e Botërorit premton spektakël

Dita e tretë e Botërorit, dhuroi shumë surpriza dhe emocione, ndërkohë që një tjetër ditë spektakolare pritet të jetë dhe ajo e nesërmja (23 nëntor), me plot 4 sfida që pritet të jenë tepër të luftuara.

kupa e botes

Dueli mes Marokut dhe Kroacisë i vlefshëm për Grupin F do të ngrejë siparin e të mërkurës. Ky duel do të startojë në orën 11:00, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë triumfin.

Në orën 14:00 është radha e Gjermanisë për të matur forcën ndaj Japonisë, që dëshiron të jetë surpriza e kësaj Kupe Bote. “Panzerat” janë favoritë në letër. Ky duel do të jetë i vlefshëm për Grupin E.

Një tjetër sfidë e Grupit E do të zbresë në fushë në orën 17:00, një tjetër kampione bote, Spanja, do të kërkojë ta nisë në mënyrën e duhur këtë Botëror, teksa përballë do të këtë Kosta Rikën.

Kjo mbrëmje plot emocione do të mbyllet me duelin e Grupit F mes Belgjikës dhe Kanadasë, që do të startojë në orën 20:00. Të katër sfida këto për të mos u humbur!dita4

PANORAMASPORT.AL

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"