Dy shqiptarë titullarë, Hajduku i Splitit fiton me përmbysje dhe ngjitet në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:34

Dy shqiptarë titullarë, Hajduku i Splitit fiton me përmbysje dhe ngjitet në vendin e dytë

Dy futbollistët shqiptarë, Ardijan Ismajli dhe Françesko Tahiraj u aktivizuan titullarë në triumfin 2-1 që Hajduku i Splitit arriti të shtëpi ndaj Istrës.

Hajduk

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 43-të, me anë të Fintiç, ndërkohë që vendasit e Hajdukut përmbysën gjithçka falë dopietës së Caktas në minutat 62 dhe 69.

Duhet theksuar se si Ismajli dhe Tahiraj qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje tepër të kënaqshme. Mesfushori vlonjat u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 11-të.

Me triumfin e sotëm, skuadra e shqiptarëve u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 35 pikë  në 19 ndeshje, 9 më pak se kryesuesit e Dinamos së Zagrebit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"